Bashkëpunimi me Febal Casa
Design italian dhe art vere – një event që bashkoi stilin dhe shijen
Në kuadër të grand opening të showroom-it të ri Febal Casa, LM Comercial ishte e pranishme me një përzgjedhje të veçantë verërash nga kantina Fantini dhe kantina Nae.
Të ftuarit patën mundësinë të shijonin verëra që mishërojnë pasionin dhe autenticitetin e traditës italiane, ndërsa eksploronin botën e dizajnit elegant dhe bashkëkohor të Febal Casa.
Ky bashkëpunim shënoi një ndërthurje të përsosur midis artit të arredimit dhe artit të verës, duke reflektuar filozofinë tonë të përbashkët: cilësi, estetikë dhe përvojë e rafinuar për klientin.