L&M Comercial & “Ristoris, La filosofia del food”

 

Në ambientet e Bar restorant “Taverana e Detit”, në qytetin e Durrësit, L&M Comercial zhvilloi seminarin tre ditor me temë: “Ristoris La filosofia del food“, me pjesëmarrës bashkëpunëtorët dhe të ftuar të tjerë, ku chef Michele Tomadin dhe përfaqësuesi i kompanisë Ristoris Stefano Zambianchi zhvilluan disa orë intensive mësimore, me fokus avantazhet e përdorimit të produktve Ristoris dhe prezantimin e specialiteteve të reja për vitin 2019. Në këtë seminar ishin të ftuar shefat e kuzhinës nga restorantet më kryesore në vend si: Restorant Rimini , Restorant Tirona, Pastarella, Kodra e Kuajve, Iliria Internacional Hotel, Katër Stinët, Villa Petani Mare, Diamma Resort, Bel Conti, Pasta Da Pucci, The Home Restorant, Zanzi Restorant, Restorant Piceri Mondi, Gogo, Picante, Prestige Resort, Sema & Co, The king pizza, L’angolo della pizza e shumë të tjerë, të cilat shkëmbyen eksperiencat e tyre në artin e gatimit dhe përftuan disa teknika inovative nga shefi Italian në përdorimin e produkteve Ristoris.