Masterclass Lis Neris

Masterclass me Kantinën Lis Neris – Një përvojë unike nga zemra e Friulit

Një mbrëmje e paharrueshme u zhvillua gjatë masterclass-it të dedikuar kantinës Lis Neris, një prej emrave më prestigjiozë të rajonit të Friulit në Itali. Pjesëmarrësit patën privilegjin të njihen më nga afër me filozofinë dhe pasionin që fshihet pas kësaj kantine të jashtëzakonshme, përmes një udhëtimi të thelluar në historinë dhe stilin e saj të verërave.

Gjatë masterclass-it u degustuan 8 etiketa fantastike, secila me një karakter unik, që pasqyronte mjeshtërinë dhe kujdesin që Lis Neris vendos në çdo shishe. Nga verërat e freskëta e të rafinuara, tek ato komplekse dhe të strukturuara, çdo kupë tregoi përkushtimin ndaj tokës dhe traditës.

Kulmi i mbrëmjes ishte etiketa suprizë – Lis Neris Gris 2009, një verë që i la të gjithë të pranishmit pa fjalë. Me një evoluim të jashtëzakonshëm, aroma elegante dhe kompleksiteti i saj i thellë ishte një dëshmi e vërtetë e potencialit që ka kjo kantinë për të prodhuar verëra të klasit botëror.

Ky masterclass ishte më shumë se një degustim – ishte një përvojë kulturore dhe emocionale, një lidhje e drejtpërdrejtë me një prej perlave të vërteta të enologjisë italiane.

Newsletter

© 2018 L&M Comercial. All Rights Reserved.

Made with from WebMotion Agency