Ndihmes/ e magazinier

Ne kuader te zgjerimit te aktivitetit L&M Comercial shpk shpall vendin vakant ne pozicionin e mëposhtëm:
NDIHMËS/E MAGAZINIER

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

– Përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e të gjithë produkteve që ndodhen në magazinë për të siguruar ruajtjen e tyre në kushte sa më optimale dhe orientim të shpejtë brenda magazinës
– Të kontrollojë hyrjet dhe daljet e të gjithë produkteve
– Zhvillimi i inventareve periodike të magazinës nën mbikëqyerjen e Departamentit të Financës
– Te kryeje veprimet Hyrese dhe Dalese ne programin financiar per levizjet e mallit
– Të jetë i/e aftë që në çdo moment të nxjerrë dhe të përpunojë në aspektin kohor, gjëndjen e magazinës
– Të njohë shumë mirë vendndodhjen e produkteve në magazinë dhe sasinë e mallrave të mbetura stok dhe të sistemojë produktet në çdo kohë
– Të ruajë dokumentacionin e menaxhimit të magazinës
– Të njohë dhe të sistemojë produktet në magazinë
– Të jetë i komunikueshem dhe i përgjegjshëm për zbatimin e detyrave të ngarkura
– Të raportojë tek Drejtori i Shitjeve për punën e zhvilluar

KËRKESAT E PROFILIT:

· Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme
· Të ketë mbaruar Shkollën e Mesme (Studimet e larta përbëjnë avantazh)
· Të jetë i komunikueshëm, të dije të punojë në grup

· Të jetë i/e shkathët dhe i/e aftë për të përballuar volumin dhe ngarkesën në punë

Departmenti: Finance
Lloji: Full Time

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx

Newsletter

© 2018 L&M Comercial. All Rights Reserved.

Made with from WebMotion Agency