Internship

Praktikë Profesionale

L&M Comercial është një ndër kompanitë më të mëdha të distribucionit në Shqipëri. Kompania L&M Comercial lider në sektorin e verërave dhe produkteve ushqimore, ofron mbi 600 produkte nga brande ndërkombëtare.  L&M COMERCIAL ka shtrirë aktivitetin e saj thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë duke operuar me 5 distributor dhe 4 dyqane ekskluzive në qytetet kryesore të Shqipërisë, në Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Korçë.

L&M kërkon student të sapo diplomuar ose studentë në vazhdim të studimeve (viti i fundit bachelor/master) të degëve të ndryshme të Fakultetit Ekonomik por jo vetëm, për praktikën e punës në pozicionet e:

  • Agjent/e Shitje
  • Menaxher/e Shitje
  • Promotor/e produkti
  • Merchandiser
  • Ekonomist/e

 L&M kërkon studentë të talentuar, të motivuar, energjik dhe krijues për të ofruar suport dhe aftësi multi-task.

Nise karrierën tënde me L&M Comercial!

Për të gjithë studentët që duan të nisin karrierën dhe një eksperiencë unike, L&M ju mirëpret në programin e praktikës së punës. Ndërto eksperiencën tënde profesionale, përmes lirisë së zgjedhjes dhe inisiativës personale. L&M beson dhe vlerëson potencialin dhe talentin e studentëve. Gjatë praktikës, studenteve më të mire, do t’i ofrohet mundësi punësimi.

Aftësite e kërkuara

  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit
  • Aftësi organizimi & koordinimi
  • Nivel i larte konfidencialiteti
  • Aftësi të punojë me disa detyra njëkohësisht dhe në grup
  • Të ketë gadishmërine në përmbushjen e detyrave rutinë
  • Qëndrim proaktiv, me inisiative dhe i përgjegjëshëm

Avantazhet

Pjesëmarrje në një ambient dinamik.

  • Llojshmëri detyrash në varesi të aftësive të prezantuara dhe ambicjes
  • Mundësi për tu rritur profesionalisht dhe personalisht
  • Udhëheqje gjatë performancës së punës

***Përpara praktikës, do të zhvillohet një trajnim i shkurtër në lidhje me***:

  • Njohjen e L&M Comercial
  • Njohjen e filozofisë së biznesit
  • Njohjen e produkteve dhe shërbimeve që ofron L&M Comercial
  • Rregullat e brendshme të kompanisë dhe zhvillimit të praktikës
  • Kodin  e etikës
Department: Finance Marketing Sales
Type: Full Time Part Time

Apply for this position

Allowed Type(s): .pdf, .doc, .docx