Trajnim Ristoris & 5 Stagioni l Chef. Nicola Dema & Chef.Michele Tomadin

 

L&M Comercial u organizua një trajnim unik dhe shumë i rëndësishëm, i fokusuar në përdorimin e produkteve të miellit 5 Stagioni dhe produkteve profesional Ristoris, të drejtuar nga dy shefat e famshëm italianë, Nicola Dema dhe Michele Tomadin. Ky trajnim kishte për qëllim të ofronte njohuri të thelluara dhe aftësi praktike për krijimin e picave dhe produkteve të brumit me cilësi të lartë,dhe produkteve per gatimet italiane ,që kane fituar një reputacion të madh në industrinë e gastronomisë.

Nicola Dema, një nga shefat më të njohur italianë në fushën e picës dhe gastronomisë, dhe Michele Tomadin, një ekspert i famshem i kuzhines italiane, udhëhoqën këtë trajnim me pasion dhe përkushtim. Ata ndanë sekretet e tyre të teknikave të përpunimit të miellit dhe krijimit të picave perfekte, gjithashtu dhe per krijimin e pjatave perfekte italiane si risoto apo pasta, duke u fokusuar veçanërisht në përdorimin e miellit 5 Stagioni dhe produkteve të Ristoris për të arritur rezultate të shkëlqyera.

Trajnimi u organizua në një ambient të përshtatshëm dhe profesional, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të punonin drejtpërdrejt me shefat italianë, duke mësuar teknikat e duhura. Pjesëmarrësit mësuan sekretet profesionale te kuzhines, fale shefave me eksperience shumevjecare.

Ky trajnim i organizuar nga L&M Comercial ofroi mundësinë e jashtëzakonshme për profesionistët e kuzhinës dhe ata që punojnë në industrinë e restoranteve dhe picerive, që të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të përvetësojnë teknikat më të avancuara nga disa nga ekspertët më të mëdhenj  në botë,gjithashtu qe te kuptojne diferencen qe produktet premium te ofrojne ne gatim.

 

Newsletter

© 2018 L&M Comercial. All Rights Reserved.

Made with from WebMotion Agency